“Final Four” sjell përballje që premtojnë spektakël

Holanda, Spanja, Kroacia dhe Italia, janë katër kombëtaret që do të garojnë në “Final Four” të Ligës së Kombeve 2022/2023 në qershor. Holanda është vendi i zgjedhur për të pritur “Final Four” dhe qytetet që do të presin eventin do të jenë Roterdami dhe Enshede.

Në Nion u hodh shorti për dy gjysmëfinalet, ku Italia do të përballet me Spanjën dhe Holanda me Kroacinë. Dy gjysmëfinalet do të luhen më 14 dhe 15 qershor, ndërsa dy finalet, ajo për vendin e tretë dhe finalja e madhe, do të luhen më 18 qershor.

Në bazë të shortit, më 14 qershor Holandë sfidon Kroacinë, ndërsa një ditë më vonë, më 15 qershor Spana takohet me Italinë.

LEXO EDHE:

Back to top button