Finalistet e “US Open” me ngritje të madhe në listën “VTA”

Nuk ka ndryshime në katër vendet e parë të listën “VTA” të tenisteve profesioniste, në të cilen ende vazhdon në vendin e parë që të qëndrojë Eshli Barti, para Arina Sabalenkos dhe Naomi Osaka-s.

Dy finalistet në “US Open”, Ema Radukanu dhe Lejlla Fernandez, kanë regjistruar një ngritje të jashtëzakonshme. Britanikja 18 vjeçare, Radukanu, me triumfin në “US Open” ka shënuar ngritje për 127 vende dhe nga pozita e 150-të, para turneut, tani është në vendin e 23-të. Ndërsa në krahasim me fillimin e vitit, Radukanu ka shënuar ngritje për 321 vende.

Ndërkohë 19 vjeçarja Fernandez, e filloi vitin në pozitën e 322, ndërsa para “US Open” ishte në vendin e 73, ndërsa tani është në vendin e 28 të renditjes së fundit të tenisteve profesioniste.

LEXO EDHE:

Back to top button