Finalistët sërish takohen, por tani në “Anfilld Roud”

Liga e Kampionëve sot vazhdon edhe me 2 sfida të para në1/8 së finales të cilat do të zhvillohen në Liverpull dhe Frankfurt. Në stadiumin “Anfilld Roud” takohen finalistët e edicionit të fundit të Ligës së Kampionëve, në të cilën Liverpulli do të kërkojë hakmarrje ndaj Real Madridit për disfatën minimale në Paris. Në përballjen tjetër, Aintrahti në terrenin vendas sfidon liderin aktual të Seria A, skuadrën e Napolit. Dy ndeshjet nisin në orën 21.00.

Rikthehet Liga e Kampionëve me 2 sfida të para të 1/8 së finales, ndërsa në qendër të vëmendjes do të jetë sfida “Anfilld Roud”, kur takohet finalistet e edicionit të fundit, Liverpulli dhe Real Madridi.  Skuadra angleze kaloi fazën e grupeve, duke u ndaluar në vendin e dytë në Grupin A, pas Napolit, ndaj së cilës regjistroi disfatën e vetme, pasi që më parë kishte 5 fitore. Ndërkohë “Los Blancos” e Ançelotit, përfunduan përpara të gjithëve në Grupin F, duke lënë pas Lajpcigun, Shakhtarin dhe Seltikun. Takimi i fundit mes dy skuadrave daton në finalen e edicionit të kaluar në “Stade de France”, ku Real Madridi buzëqeshi dhe u shapll sërish kampion i Europës, falë golit të Vinisius Xhunior.

Jyrgen Klop, trajner i Liverpullit

“Ne duhet të luajmë dy super ndeshje për të kaluar në fazën tjetër. Madridi nuk ka nevojë të luajë në mënyrë speciale dhe sërish ende kanë një shans. Jam shumë i lumtur që mund ta luajmë këtë ndeshje tani dhe jo disa javë më parë. Unë pres që “Anfield” të jetë plotë dhe të në jep përkrahjen e plotë. Kemi edhe një ndeshje ku mund të fitojmë sëbashku.

 

 

Karlo Ançeloti, trajneri i Real Madridit

 

“Ekipi është në formë të mirë, i etur dhe i etur për të bërë mirë si vitin e kaluar, duke e ditur se është një ndeshje e vështirë dhe se ka një ndeshje të dytë. Ne jemi të emocionuar që do të kthehemi në këtë kompeticion. Finalja e sezonit të kaluar në Paris sjell kujtime të mira. Ishte një lojë e barabartë. Ata kishin më shumë pronësimin e topit, por ne ishim të mirë në prapavijë. Tani është ndryshe, sepse ka dy ndeshje. Ne e kemi marrë parasysh këtë, andaj duhet të jemi në nivel për 180 minuta

 

Ndërkohë mjaft nxitje pritet në sfidën që do ët zhvillohet në stadiumin në Frankfurt, ku skuadra e Aintrahtit do të përballet me liderin e Seria A, skuadrën e Napolit. Aintrahti mbylli garat në vendin e dytë në Grupin D, me 3 fitore, një barazim dhe 2 disfata. Ndërkohë Napoli ishte superior në Grupin A, ku regjistroi 5 fitore dhe një disfatë. Dy përballjet do të nisin në orën 21.00.

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button