Galiani: Super Liga ka emrin e vet dhe do të funksionojë

Adriano Galliani foli për ”DAZN”, i ftuar në lidhje me studion “Supertele”, me rastin e një aktiviteti bamirësie “United for Ukraine”. Drejtuesi i Monza-s ka folur jo vetëm për aktualitetin e klubit të tij, por edhe për tema si Superliga. Ndërsa po diskutohej hipoteza e turneut, ish-drejtuesi i Milan-it shpjegoi.

“Superliga ekziston tashmë dhe quhet Premier Ligë. Unë kam shumë vite në futboll dhe të ardhurat që kanë skuadrat angleze janë evidente. Shpërblimet e Ligës së Kampionëve që do të fillojnë nga viti 2024 do t’i bëjnë ato të paarritshme. Në shumicën e rasteve, trofetë fitohen nga skuadrat me fitimet më të mëdha. Nuk dua të jem i trishtuar apo cinik, por kështu është,” tha mes tjerash Galiani.

Galiani foli edhe në lidhje me Monza-n dhe efektin Palladino që solli ndryshimin e ritmit në lidhje me fillimin e kampionatit.

“Ai ka ndryshuar aspektin psikologjik dhe motivues, po bën shumë mirë. Më shumë sesa nga pikëpamja teknike, duke kaluar Curria në krahun e djathtë kur dukej si sulmues i dytë, Palladino ndryshoi aspektin psikologjik dhe motivues”, përfundoi Galliani.

LEXO EDHE:

Back to top button