Finalja e ATP-së në Torino…. deri më 2025

Njeriu i parë i Asociacionit të Tenistëve Profesionist, Andre Gaudenzi, ka konfirmuar se turneu final i sezonit, do të zhvillohet në Torino, deri në vitin 2025. Pas një dekade konkurrimi në Londër, tetë tenistët më të mirë të sezoni do të transferohen në Torino dhe do të luajnë atje për tre vitet e ardhshme.

“Kemi edhe tre edicione të tjera në Torino, do të fillojmë të diskutojmë se çfarë do të bëjmë më pas në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Përshtypjet nga Torino janë pozitive,” tha mes tjerash Gaudenzi.

Kampioni në fuqi në Torino është Novak Gjokoviç, i cili fitoi finalen e vitit të kaluar ndaj Kasper Rud-it me rezultat 2-0 në sete.

LEXO EDHE:

Back to top button