Uli Henes: Do të blejmë lojtarë 100 milionësh

Bajern Munihu mund të blejë një lojtar për 100 milionë euro për të forcuar skuadrën sezonin e ardhshëm. Për Uli Hoeness, megjithatë, ai nuk duhet të jetë Hari Kejn, për një sërë arsyesh. Ka qenë vetë drejtuesi sportiv që ka shpjeguar qëndrimin e tij për “Sky Sport”.

 

“Nuk ka asgjë në tavolinën time tani. Unë jam një nga nëntë anëtarët e bordit mbikëqyrës që kanë fjalë në bordin ekzekutiv kur bëhet fjalë për shpenzime të mëdha mbi 25 milionë euro.

Unë shpreha mendimin tim personal, privat. Mund ta imagjinoj që një ditë një lojtar që mund të kushtojë rreth 100 milionë euro do të blihet nga Bajern Munih, por shpreha mendimin tim në veçanti për rastin e Kane,” tha Henes për merkaton.

 

Më pas ka ardhur shpjegimi për atë që është një “jo” e thatë për sulmuesin anglez.

 

“Ai është pothuajse 30 vjeç dhe vitin e kaluar Tottenham refuzoi ofertën e Man. Sitit prej 160 milionësh, ndaj thashë se do të ishte mirë nëse Bajern do të ishte afër të bënte një transferim të tillë.

Nëse kam vënë veton ndaj Kane? Do të jepja mendimin tim privat. Unë jam një nga nëntë. Pra, nëse tetë të tjerët thonë se do të blihet, atëherë do të blihet. Kështu është kur jeni në një demokraci,” tha mes tjerash Henes.

LEXO EDHE:

Back to top button