Finalja e Ligës Evropa, Aintrahti sfidon Renxhersin

Sonte do të zhvillohet ndeshja e parë nga tre finalet e planifikuara të garave evropiane. Në stadiumin “Sançez Pizhuan” në Sevilja të Spanjës, në orën 21.00, do të zhvillohet finalja e Ligës Evropa, në të cilën do të takohen skuadrat e Aintrahtit të Frankfurtit dhe Gllasgou Renxhersit. Skuadra gjermane nga Frankfurti vjen në këtë finale, pas një rrugëtimi aspak të lehtë, ku mes skuadrave që eliminoi ishte edhe Barcelona.

Oliver Glasner, trajner i Aintraht Frankfurtit

“Jam shumë krenar për lojtarët dhe atë që ata kanë prodhuar në dy muajt e fundit. Të dy skuadrat e meritojnë plotësisht të jenë në finale. Te Renxhersi, unë shoh një përzierje të Uest Hamit dhe Barcelonës. Ndikimi holandez nga trajneri i tyre në lojën e tyre formuese, por mentaliteti është britanik. Andaj ne kemi nevojë për një performancë të mirë.”

Ndërkohë Gllasgou Renxhersi, kishte më shumë vështirësi në gjysmëfinale, duke eliminuar një tjetër skuadër gjermane, si ajo e Lajpzigut.

Xhovani van Bronhorst, trajneri i Renxhersit

“Ky është një klub për të cilin kam luajtur plot 3 vite, dhe jam krenar që i çoj djemtë në finale. Është një mundësi e madhe për të marrë një çmim të dytë të madh në Evropë. Ne kemi pasur një ecuri të mrekullueshme dhe do të të jetë një finale e mrekullueshme, por finalja është e bukur, vetëm kur fiton atë.”

Gjyqtari i finales në Liga Evropa, do të jetë Slavko Vinçiç.

LEXO EDHE:

Back to top button