Finance Think: Burime të rinovueshme të energjisë për të dalë nga kriza energjetike

Finance Think: Burime të rinovueshme të energjisë për të dalë nga kriza energjetike

Bllagica Petrevski nga Instituti për Hulumtime Ekonomike dhe Politika, “Finance Think”, pret që çmimi i rrymës të vazhdojë të rritet.

Në paraqitjen e saj të sotme në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, ajo vlerësoi se dalja nga kriza duhet parë në investimin në burimet e rinovueshme të energjisë.

“Ne duhet të presim gjithashtu ato faza të ardhshme të rritjes së çmimeve dhe mungesave të energjisë elektrike për shkak të problemeve strukturore. Duhet të ndërmarrim masa që do të synojnë rritjen e prodhimit vendas, nga burimet e rinovueshme të energjisë, veçanërisht energjinë diellore dhe lehtësimin e rregullores së përgjithshme ku familjet dhe të konsumuesit e vegjël do të mund të prodhojnë për qëllimet e tyre, dhe ta kompensojnë atë me rrjetin”, tha Petreski./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button