Finlanda do të ulë numrin e vizave të lëshuara për rusët

Finlanda do të ulë numrin e vizave të lëshuara për rusët

Finlanda ka konfirmuar se do të reduktojë ndjeshëm numrin e vizave të lëshuara për rusët nga 1 shtatori – pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i kërkoi të ndërpresë kontaktet Bashkimit Evropian.

Nga muaji i ardhshëm, vetëm 10 për qind e numrit aktual të vizave do t’u lëshohen rusëve në vazhdën e luftës me Ukrainën, raporton skynews.

Ministri i Jashtëm, Pekka Haavisto tha se vendimi erdhi pasi një fluks turistësh rusë filloi të përdorte Finlandën dhe aeroportin e saj Helsinki-Vantaa si një mënyrë për të arritur destinacionet evropiane të pushimeve.

“Dhe kjo ndoshta nuk është shumë e përshtatshme nëse ne, për shembull, mendojmë për kufizimet e hapësirës ajrore të vendosura për Rusinë”, tha Haavisto.

Finlanda ishte një nga një varg vendesh perëndimore që mbyllën hapësirën e tyre ajrore për aeroplanët rusë pas shpërthimit të luftës në shkurt, duke e bërë të vështirë për rusët udhëtimin në Evropë.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

LEXO EDHE:

Back to top button