Finlanda: Nëse Turqia ratifikon anëtarësimin në NATO, rishikojmë embargon e armëve

Finlanda: Nëse Turqia ratifikon anëtarësimin në NATO, rishikojmë embargon e armëve

Ministri i mbrojtjes i Finlandës, Antti Kaikkonen deklaroi se do të ishte diçka shumë e mirë,  nëse Turqia e ratifikon sa më shpejt anëtarësimin në NATO dhe se do të konsiderojë dhënien e lejeve të eksportit të armëve në Turqi.

Në një intervistë për Reuters pas takimit me homologun e tij turk Hulusi Akar në Ankara, Kaikkonen u shpreh se nuk mund të parashikonte një afat kohor për ratifikimin nga Turqia të kërkesës për anëtarësimin e vendit të tij në NATO.

“Në memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në Madrid, shkruhet se nuk ka embargo armësh për Turqinë dhe kjo është gjendja për momentin. Ne marrim vendime rast pas rasti,” theksoi ai.

Në fillim të kësaj jave, ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu nënvizoi se Finlanda duhet të heqë një embargo të armëve ndaj Ankarasë, si kusht për të siguruar mbështetje nga Turqia.

Finlanda dhe Suedia kërkuan të bashkohen me NATO-n këtë vit pas pushtimit rus të Ukrainës, por Turqia, refuzoi të mbështeste kërkesën e tyre derisa të plotësoheshin një sërë kërkesash, duke përfshirë marrjen e një qëndrimi më të ashpër kundër militantëve kurdë dhe heqjen e ndalimit të armëve./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button