Finlanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme, ndalon grumbullimet

Finlanda shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme përballë rritjes së infektimeve me COVID-19, sipas medias, dhe po përgatitet të mbyllë baret dhe restorantet dhe të ndalojë grumbullimet.

“Qeveria synon gjithashtu të kërkojë pushtet special për t’i bërë ballë krizës së fundit”, deklaroi kryeministrja, Sanna Marin, e cila njoftoi javën e kaluar për mundësinë e një gjendjeje të jashtëzakonshme.

Mediet mendojnë se një ndërprerje prej tre javësh në vendet publike mund të hyjë në fuqi duke nisur nga 8 marsi.

Finlanda ka regjistruar një rritje të fortë në muajin shkurt të incidencës së sëmundjes, me një numër total prej 56 000 rastesh dhe 742 të vdekur në një popullsi me rreth pesë milionë e gjysmë banorë.

LEXO EDHE:

Back to top button