Mijëra policë monitorojnë masat kundër koronavirusit në Çeki

Policia dhe ushtria në Republikën Çeke kanë ngritur rreth 500 postblloqe, për të kontrolluar respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Rreth 30,000 oficerë janë përfshirë në operacion.

Në këtë vend, prej sot, kanë hyrë në fuqi masa më të ashpra kundër koronavirusit, që i ndalojnë njerëzit të lëvizin në qarqe të tjera, nëse nuk shkojnë në punë ose nuk duhet të kujdesen për të afërmit.

Kryeministri Andrej Babis ka thënë se qëllimi i masave është të parandalohet kolapsi i kapaciteteve spitalore.

Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, ka konfirmuar gjithsej 1.2 milion raste me koronavirus dhe 20,469 viktima.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, mesatarja shtatëditore e rasteve në Çeki është rritur nga 70.75 në 100,000 banorë – sa ka qenë më 14 shkurt – në 109.82 më 28 shkurt.

Nga sot, Çekia ka mbyllur edhe çerdhet dhe shkollat për fëmijët me aftësi të kufizuara, ndërsa kanë mbetur hapur vetëm dyqanet që shesin mallra thelbësore.

LEXO EDHE:

Back to top button