Fiorentina kërkon me ngulm Nedim Bajramin

Fiorentina kërkon Nedim Bajramin. Sipas “Gazzeta Dello Sport”, mesfushori i avancuar i Empolit është emri që po lakohet shumë gjatë orëve të fundit në kryeqëndrën e Toskanës.

Mediat italiane bëjnë me dije se Fiorentina ka futur në bisedime edhe emrat e mesfushorit Zurkovski dhe mbrojtësit Nastashic, të dy elementë që i interesojnë Empolit. Në këtë mënyrë marrëveshja mund të finalizohet gjatë orëve të ardhshme.

Vlera e kartonit të Empolit shkon dëri në 10 milionë euro dhe transfermi i mundshëm në Firenze do ta ndihmonte mesfushorin e Kombëtares e Shqipërisë, të bënte një hap të madh në karrierë. /albeu.com/

LEXO EDHE:

Back to top button