Fiorentina përmbys Bazelin dhe në finale sfidon Uest Hemin

Fiorentina kanë arritur të përmbush përmbysjen e madhe ndaj Baselit të Taulant Xhakës, teksa në sfidën e dytë të gjysmë-finaleve të Ligës së Konferencës kanë triumfuar me rezultatin 3-1, pas përfundimit të kohës shtesë.

Siparin e golave e hapën italianët, me argjentinasin, Nikolas Gonzalez që çoi topin në rrjetën e zviceranëve, që në minutën e 35’-të të sfidës, pas një krosimi perfekt të topit të ish-“zikaltërit”, Kristiano Biragi nga goditja e këndit. Me nisjen e pjesës së dytë, vendasit gjetën menjëherë golin e barazimit, ku protagonist nuk kishte si mos të ishte, talenti zviceran, Zeki Amdouni, me këtë të fundit që mposhti portierin Teraçiano, me një goditje diagonale në cepin e zonës.

Mirëpo, një tjetër gol nga Niko Gonzalez dhe goli i Antonin Barak, në minutën e fundit të kohës shtesë (120+9’), plotësuan përmbysjen e madhe të italianëve në tokën “helvete”.

Me këtë fitore, Fiorentina siguron finalen e madhe të Ligës së Konferencës, ku në stadiumin në Pragë “violët” e Italisë do të përballen me “çekiçët” e Uest Ham, ndeshje që do të zhvillohet mbrëmjen e 7 qershorit.

LEXO EDHE:

Back to top button