Fiorentinë-Sivaspor, arbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësinë

Fiorentina do të përballet ditën e sotme ndaj Sivassporit në Firence të Italisë, ndeshje e vlefshme për 1/8 e Ligës së Konferencës.

Ekipi italian ka bërë një rrugëtim befasues në kompeticionin evropian, duke eliminuar Bragën bindshëm, dhe tashmë aventura e tyre do të vazhdojë ditët e sotme në përballjen e parë të eliminimit direkt.

Ajo që spikat në këtë përballje, është se arbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësinë për 90 minuta. Gjyqtari kryesor që do të vendosi rendin do të jetë Enea Jorgji. Dy asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridigert Çokaj, ndërsa arbitri i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.

LEXO EDHE:

Back to top button