Firmoset marrëveshja, 70 milionë euro për autobusët e shpejtë në Shkup

Me hua prej 70 milionë euro do të realizohet projekti për transport të shpejtë me autobusë në Shkup. Kontratën për huan sot në Shkup e nënshkruan Qyteti i Shkupit dhe Ministria e financave me Bankën evropiane për rindërtim dhe zhvillim, para që do të kthehen në 15 vitet e ardhshme. Do të bëhen dy linja, e para do t’i lidhë Gjorçe Petrovin dhe Novo Lisiçen dhe e dyta Butelin dhe Kisella Vodën. Me transportin e shpejtë do duhet të përgjysmohet koha e udhëtimit me autobus.

SINKRON – Petre Shilegov- kryetar i Shkupit

“Rruga nga Gjore Petrov deri në Novo Lisiçe do të jetë 12,81 km në një drejtim, do të ketë 21 stacione, dy terminale në zonën industriale në Gjorçe Petrov ku jemi sot dhe në lagjen Novo Lisiçe ku do të ndërtohet terminali i ri. Sipas vlerësimeve fillestare, numri i përafërt i udhëtarëve që do të përdorin këtë linjë është rreth 65,000 në ditë”

 

Sidoqoftë, qytetarët e Shkupit për herë të parë me transport të tillë do të voziten në vitin 2024 nga Gjorçe Petrovi deri në Novo Lisiçe kurse në vitin 2025 nga Buteli deri në Kisella Vodë. Duhet të ndërtohet infrastruktura për transportin e shpejtë të autobusëve kurse pritet të gjendet një zgjidhje për rrugët e ngushta nëpër të cilat është planifikuar të kalojë transporti i shpejtë, pasi ajo do të duhet të lëvizë në një korsi të veçantë ku automjetet e tjera nuk mund të lëvizin. Duhet të prokurohen rreth 50 autobusë të rinj ekologjik. Nuk do të kalojnë nëpër Gjorçe Petrov, por stacioni fillestar do të jetë në bazën e NQP-së. Procedura e parë e tenderit për transportin e shpejtë në Shkup do të fillojë këtë verë, kur një kompani do të zgjidhet për zgjerimin e rrugëve, për ndërtimin e dy depove të NQP-së dhe prokurimin dhe instalimin e stacioneve të autobusëve.

 

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button