Vijon protesta e gastronomëve, nesër protestojnë edhe kontabilistët

Sektori i turizmit dhe gastronomisë vazhdon me protestat edhe pas njoftimit të pakos së re të gjashtë të masave ekonomike. Pretendojnë se ka shumë paqartësi në kushtet dhe metodologjinë për të aplikuar për ndihmë shtetërore. Për momentin nuk e dinë se kush dhe sa do të marrë nga këto masa. Pakoja e gjashtë, thonë ata, nuk do të ketë efekt nëse vazhdon vonesa në zbatimin e masave.

 

Pakoja e gjashtë…sidoqoftë, duhet të dimë saktë kur do të bëhet. Sepse pakoja e pestë u hartua në dhjetor, dhe të gjithë ne menduam se kjo krizë do të mbaronte në mars dhe procesi i rimëkëmbjes ekonomike do të fillonte, jemi të vetëdijshëm se nuk është ashtu. Kjo është arsyeja pse ne themi që pakoja e pestë është e vonuar dhe ka nevojë për pako të gjashtë urgjente- deklaroi Martin Angellovski- Oda turistike- gastronomike.

 Punonjësit turistik thonë se ndihma është e parëndësishme

Ne nuk kërkojmë mjete për profit, por kërkojmë që t’i mbulojmë shpenzimet dhe punonjësit tanë. Por, edhe të mbijetojmë deri në normalizimin e situatës”.

Zëvendëskryeministri i ekonomisë, Fatmir Bityqi thotë se të gjitha kompanitë nga sektori i turizmit dhe hotelerisë do të marrin ndihmë nga shteti.

Mbesim në qëndrimin se të gjitha programet e Qeverisë në ministritë e ndryshme këtë vit janë orientuar drejtë ballafaqimit me Kovid dhe në esencë disa masa nuk duhet t’i shikojmë pjesërisht siç ishin masat e djeshme. Por duhet t’i shikojmë në mënyrë të integruar bashkë me të gjitha programet tjera dhe në fund të vitit do flasim për atë se cilat janë efektet- deklaroi Fatmir Bityqi, zëvendëskryeministër i ekonomisë.

 Nga Oda ekonomike e Maqedonisë së veriut vlerësojnë se me pakon e gjashtë është dashur të përfshihen më shumë veprimtari.

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut

“Përskaj vlerësimit se vlera e pakos duhet të jetë më e madhe, vlerësimet tona janë edhe se në te duhet të përfshihen më shumë sektorë dhe veprimtari dhe të hiqen kriteret e eliminimit”

Ndryshe, nga nesër, në protestën e hotelierëve dhe punonjësve të turizmit do të bashkohen edhe kontabilistët. Ata kërkojnë ndihmë financiare të pakthyeshme për të gjitha kompanitë në këtë sektor.

Kërkojmë zgjidhje sistematike për zgjatjen e afateve për llogaritë vjetore dhe kthimet e taksave. Fleksibilitet dhe urgjentisht, pa shtyrrje të kohës për aplikimin e TVSH-së- tha Aleksandra Andreeva – Oda e kontabilistëve

VMRO-DPMNE-ja opozitare akuzoi qeverinë se po përpiqet të kënaqë ekonominë me thërrime. Sipas tyre, ndihma është e pamjaftueshme dhe nuk do të ndihmojë në ruajtjen e vendeve të punës dhe përmirësimin e likuiditetit. Sipas planit të qeverisë, gati 18 milion euro janë caktuar për pakon e gjashtë të masave kundër krizës. Këto para duhet të shpërndahen në 10 mijë kompani ku punojnë rreth 60 mijë njerëz.

Ile Petreski

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button