Ndrron jetë Hajrush Sinani, trajneri i kampionit olimpik

Sot në moshën 74 vjeçare, u shua Hajrush Sinani, një ndër themeluesit e Klubit të Mundjes “Liria” dhe trajner i kampionit olimpik Shaban Trstena. Trajneri Sinani ndrroi jetë pasi që humbi luftën me kancerin. Hajrush Sinani është lindur në vitin 1947, ndërsa me mundjen ka filluar të merret në vitn 1954 me Klubi e Mundjes “Metalurg”.

 

 

Ai ishte kampion shtetëror, ndërsa regjistroi edhe shumë suksese në garat ndërkombëtare si anëtarë i kombëtarës së Jugosllavisë. Punën e trajnerit e fillon në vitin 1977 në Klubin e Mundjes “Liria”, të cilën e mbyll në vitin 2002. Në këtë vit, pas dy mandateve përfundon edhe antarësimi në Këshillin Drejtues të Sporteve Luftarake në Maqedoni. Në vitin 2012 ishte fitues i çmimit shtetëror “8 shtatori”, si dhe çmimit “13 Nëntori” për vepër jetësore.

LEXO EDHE:

Back to top button