Largohet Anjelli, mësohet pasardhësi i tij te “Zonja e Vjetër”

Pozicioni i Andrea Anjelli-t, numri një i Juventus-it, ka ndryshuar rrënjësisht në 48 orë, nga protagonist bashkë me Florentino Perez të një ‘grushti shteti’ ndaj futbollit europian, e deri te mundësia për të lënë presidencën e “Zonjës së Vjetër” pas dështimit të Superligës.

Sipas “Corriere della Sera”, Alesandro Nasi, kushëri i Andrea Anjellit, mund të jetë njeriu i duhur për të marrë vendin e tij në drejtim të Juventus-it. Nasi është edhe zëvendëspresidenti i “Exor”.

Ndër të tjera, ai njihet edhe si partneri i Alena Seredova, ish-gruaja e Xhianluixhi Buffon, portieri i dytë i “bardhezinjve”.

LEXO EDHE:

Back to top button