47 viktima dhe 627 raste të reja me COVID

Instituti i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.865 testime kurse janë regjistruar 627 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 218, Manastir – 66, Kumanovë – 54, Prilep – 31, Ohër – 22, Strumicë – 21, Tetovë – 20, Veles – 19, Shtip – 18, Kavadar – 16, Gostivar dhe Kërçovë nga 15, Koçanë – 13, Gjevgjeli – 12, Sveti Nikollë dhe Berovë nga 9, Strugë – 8, Dibër – 7, Resnjë dhe Vinicë nga 6, Vallandaovë – 5, Negotinë, Radovish, Dellçevë, Probishtip, Demir Hisar dhe Pehçevë nga 4, Kriva Pallankë, Kratovë dhe Makedonski Brod nga 3, Bogdancë dhe Makedonska Kamenicë nga 2 raste.

Ndërsa numri i rasteve të reja vazhdon të bjerë, ai i vdekjeve vazhdon të rritet. Sot kanë ndërruar jetë 47 pacientë.  Sic njofton MSH-ja prej tyre 15 persona kanë ndërruar jetë gjatë muajit Mars në një klinikë private, kurse të njëjtët janë paraqitur sot. Bëhet fjalë për 22 pacientë nga Shkupi (45, 52 , 57, 58, 60, 61, 62, 63, 63, 65, 68, 68, 69, 76, 77, 81, 82, 82, 82, 82, 83 dhe 89 vjeç), 3 pacientë nga Berova (71, 72 dhe 78 vjeç), nga 2 pacientë nga Kavadari  (61 dhe 82 vjeç), Manastiri (53 dhe 73 vjeç), Prilepi (58 dhe 78 vjeç), Kumanova (45 dhe 66 vjeç), Tetova (72 dhe 78 vjeç), Radovishi (60 dhe 70 vjeç), Struga (68 dhe 92 vjeç) dhe Ohri (49 dhe 72 vjeç) dhe nga 1 pacient nga Velesi (83), Negotina (80), Shtipi (83), Strumica (79), Koçana (44) dhe Kërçova (70).

Numri I përgjithshëm I të diagnostikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 148.618, numri I të shëruarve është 125.593 kurse I viktimave shkon në 4.556. Për momentin shënohen 18.469 raste aktive. Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 698.132 testime për COVID-19. 

LEXO EDHE:

Back to top button