Firmosja e marrëveshjes Kosovë-Serbi në Shkup, Kurti: Kapitullimi i Millosheviqit u bë në Kumanovë

Firmosja e marrëveshjes Kosovë-Serbi në Shkup, Kurti: Kapitullimi i Millosheviqit u bë në Kumanovë

Gazetar: Adrian Kerimi

Kapitullimi i Serbisë në Kumanovë në vitin 1999 mund të jetë motivi i ndërmjetësuesve të BE-së që dialogu Kosovë-Serbi dhe plani evropian të merr epilog gjatë takimit të radhës në Shkup. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë pjesëmarrjes në forumin ekonomik në Shkup tha se kryediplomati i BE-së Josep Borrell ka ftuar takimin e nivelit të lartë në Shkup duke u nisur pikërisht nga simbolika e Marrëveshjes së Kumanovës.

“Mos të harrojmë që më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë është nënshkruar kapitullimi i Jugosllavisë së (ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviqit) dhe hyrja e forcave të NATO-s. Mendoj se këto elemente simbolike të Maqedonisë së Veriut kanë qenë shumë të rëndësishme për kryediplomatin evropian, Josep Borrell, që të na ftojë në Maqedoni të Veriut për takimin e radhës të nivelit të lartë”, u shpreh Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se është koha që liderët e dyja vendeve të sjellin vendime të vështira të cilat çojnë para Kosovën, Serbinë por edhe gjithë Ballkanin Perëndimorë.

“I inkurajoj para se gjithash kryeministrin e Kosvës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq të gjejnë zgjidhje të përbashkët për problemin e tyre. Inkurajoj që të dy sepse ajo është gjëja më e rëndësishme për të gjithë neve në rajon. I inkurajoj të gjithë liderët e rajonit që t’i lëmë mbrapa politikat e të shkuarës dhe të ndërtojmë një të ardhme të besimit, respektit të ndërsjellët dhe fokus ynë i përbashkët të jetë nacionalizmi ekonomik dhe progresi”, tha Dritan Abazoviç, Kryeministër i Malit të Zi.

Kurti dhe Abazoviç gjatë vizitës së tyre në Shkup u pritën në takim edhe nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Gjatë takimeve është biseduar për nevojën dhe rëndësinë e mbështetjes reciproke në rrugën eurointegruese dhe atlantike. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button