Transportuesit privatë kthehen në punë, arrihet marrëveshje për shlyerjen e borxhit

Transportuesit privatë kthehen në punë, arrihet marrëveshje për shlyerjen e borxhit

Gazetar: Mefail Ismaili

Transportuesit privat arritën marrëveshje me Qytetin e Shkupit dhe deri më 20 mars do të kthehen në rrugët e kryeqytetit. Brenda një koh të shkurtër do tu paguhet edhe borxhi nga ana e ndërmarrjes për Qarkullim publik. Jovica Zafirovski, tha se në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Qytetit janë marrë vesh për detajet dhe të premten ose të hënën do ketë tre thirrje për të gjitha linjat.

“U morëm vesh për të gjitha detajet, prej pagesës së borxhit nga NQP ndaj nesh, deri te shpallja e thirrjeve publike. Thirrjet publike për të gjitha linjat do të publikohen të premten, ose të hënën, ky informacion erdhi nga Qyteti I Shkupit, në mbledhjen e sotme, dhe në atë thirrje publike do të paraqitemi të gjithë, nuk kemi arsye pse të mos paraqitemi, kushtet na përshtaten”, tha Jovica Zafirovski, përfaqësues i transportuesve privatë.

Pas arritjes së marrëveshjes me Qytetin e Shkupit, Transportuesit privat thonë se deri më tani kanë qenë të manipuluar nga kolegët që kanë qenë të përfaqësuar.

“Ne deri tash ishim të manipuluar prej grupit tjetër, që ishte stafi I vjetër, na kanë gënjyer, na thoshin mos shkoni të bisedoni vetë, se ne bisedojmë, ju nëse shkoni ua prishim kontratën. Ishim të manipuluar, prej njerëzve që ishin deri tash, ata janë të izoluar nga ne, kanë shkuar në histori për ne dhe nuk ekzistojnë. Kemi një ekip të ri, dhe me një kërkesë te Qyteti i Shkupit ata na pranuan menjëherë dhe puna është në rregull”, u shpreh Memet Asani, transportues privatë.

Transportuesit privat i u kërkojnë falje qytetarëve që nuk kanë mundur tu shërbejnë. Një ditë më parë nga Qyteti i Shkupit për Alsat, thanë se së shpejti do i publikojnë thirrjet e reja publike në të cilat do të duhet të paraqiten transportuesit privatë, ndërsa NQP Shkup, borxhin do ta paguaj në pajtueshmëri me dinamikën e konstatuar në marrëveshjet e lidhura. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button