Rasti “Hristovski”, Gostivarit i hiqen 3 pikë

Komisioni Disiplinor pran Federatës së Futbollit të Maqedonisë, solli vendimin final për çështjen “Gordian Hristovski”, futbollistin e Gostivarit.

Për shkak të lëshimeve në procedurën e regjistrimit të futbollistit në fjalë dhe thyerjen e nenin 10 të rregullores për regjistrim të futbollistëve, e më pas, paraqitjen e tij në ndeshjen Gostivari-Pehçevo (1:0), Komisioni i Disiplinës vendosi të ndëshkojë me heqje të tre pikëve të Gostivarit dhe gjobë në vlerën e 1 000 eurove. Ndërkohë futbollisti në fjalë Gordijan Hristovski pezullohet me 6 muaj.

Nisma e “telenovelës” ishte ankesa që dërgoi KF Vardari, si palë e tretë, duke kërkuar që ndeshja Gostivari-Pehçevë të regjistrohej me rezultat zyrtar 0:3. Mirëpo Komisioni i Garave pranë FFM-së, respektoi maksimalisht rregulloren dhe ndeshjen e regjistroi me rezultatin e arritur 1:0, pasi që ankesa ishte bërë pas skadimit të afatit 8 ditor.

LEXO EDHE:

Back to top button