Prodhuesit e bukës nuk ndryshojnë qëndrimin: S’prodhojmë bukë me çmim të ngrirë

Prodhuesit e bukës nuk ndryshojnë qëndrimin: S’prodhojmë bukë me çmim të ngrirë

Gazetar: Adnan Qaili

Inspektorët dolën në terren për të mbikëqyrë vendimin e qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut thonë se ata do të kontrollojnë vetëm se a respektohet çmimi 33 denarë dhe buka e njëjta a peshon 450 gramë. Por, ata nuk kanë kompetencë për të verifikuar se ku mungon furnizimi i produktit bazë. Ata thonë se në varësi të asaj që do të përcaktohet në terren, do të merret një vendim se si të veprojë më tej dhe nëse do të ketë dënime për ata që nuk e respektojnë vendimin.

“Mbi 150 inspektorë këtë mëngjes kanë qenë në terren dhe kryen kontrolle në tregje dhe furra buke. Ata kontrolluan se vendimi i qeverisë për të ngrirë çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë po respektohet dhe nëse shitet për 33 denarë. Inspektorët gjithashtu do të kontrollojnë se cilat tregje nuk kanë marrë bukë për shkak të kërcënimeve të shpallura nga prodhuesit se ata nuk do të japin bukën e bardhë dhe gjysmë të bardhë nëse qeveria ngrin çmimin”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Përfaqësuesit e industrisë së furrtarëve pohojnë se ata do të respektojnë vendimin që morën të hënën, se nuk do të prodhojnë dhe të furnizojnë bukë të bardhë dhe me gjysmë në raftet e shitoreve. Ata thonë se këtë vendim do ta mbajnë deri sa të zgjatë ngrirja e çmimeve, përkatësisht deri më 31 Maj.

“Bukëpjekësit thjesht e respektojnë vendimin e tyre. Vendimi u mor të hënën dhe nuk ka asnjë ndryshim në vendim. Edhe një herë do të përsëris, fakti që nuk ka bukë në raftet në tregje do të thotë që furrtarët respektojnë vendimin e tyre që hyri në fuqi prej mbrëmë, dhe nuk është faji ynë për këtë situatë”, theksojnë nga Sektori i furrtarëve në Odën Ekonomike.

Ngrirjen e çmimit, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, e justifikoi me analizën që ata kanë bërë në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut Shtetëror dhe me disa furra buke. Sipas matematikës së tyre, të shpjeguar nga Bektashi, miell, tharmi, kripë dhe aditivët kanë kosto për 9.5 denarë, energjia dhe puna 5.7 denarë, për transport dhe paketim 6 denarë dhe çmimi i përgjithshëm i prodhimit është 21.2 denarë. Ky çmim i shtohet fitimeve të furrtarëve i cili është 6 denarë. Kur paraqiten në tregje, marzha 5% dhe TVSH 5% asaj i shtohen çmimi prej 27.2 denarë. Çmimi përfundimtar në tregje është 32 denarë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button