Fisnik Asllani në formacionin e javës në Bundesliga

Fisnik Asllani ka vazhduar duke shkëlqyer në elitën e futbollit gjerman. Sulmuesi kosovar ka shënuar gol në fitoren e Hofenhajmit me 3-1 ndaj Hajdenhajmit.

Për reprezentuesin dardan ky ishte goli i pestë në Bundesliga në 8 ndeshje të zhvilluara, teksa ka edhe një asistim.

Falë paraqitjes fantastike në fundjavë, Asllani ka zënë vend në formacionin e javës në Bundesliga nga “SofaScore”. Asllani mori notën 8,7, apo futbollisti i katërt më i vlerësuar në Bundesliga.

LEXO EDHE:

Back to top button