Fisnik Zuka, firmos me Makedonija Gjorçe Petrovin

Fisnik Zuka, pasi që u largua nga Renova, menjëherë firmosi kontratë me Makedonija Gjorçe Petrovin, të cilët kishin nevojë për një mbrojtës të krahut të majtë, pas largimit të David Atanaskoskit që fimosi kontratë me Partizanin e Shqipërisë.

Zuka vjen te skuadra nga Gjorçe Petrovi, si futbollist i lirë, pasi që Renova largoi gati të gjithë futbollistët profesionist që i kishte me kontratë. Zuka më parë ishte pjesë e Shkupit, Rabotniçkit dhe Flamurtarit në Shqipëri, para se të forcojë skuadrën tetovare në merkaton e dimrit.

Zuka, menjëherë iu bashkua skuadrës në përgatitjet në Mavrovë, e cila do të zhvillojë sfida miqësore me Dritën dhe Llapin nga Kosova, në kërkim të formës më të mirë para sfidave evropiane, kur në raundin e dytë të Ligës së Konferencës do të takohet me CSKA Sofjen.

Lajmet e fundit thonë se edhe sulmuesi nga Kolumbia, Xhon Mina do të firmos me skuadrën nga Gjorçe Petrovi. Kujtojmë se deri më tani, Makedonija Gj.P. ka firmos kontratë me Pecovin, Ilievskin dhe Gjorgjieskin.

LEXO EDHE:

Back to top button