Maturantët nën ethet e provimeve shtetërore

Maturantët nën ethet e provimeve shtetërore

Gazetare: Evi Shkopi

Rreth 16 mijë nxënës të shkollave të mesme në vend u kapluan nga ethet e provimit të parë të maturës shtetërore. Nga Qendra Shtetërore e Provimeve thonë se për monitorimin dhe realizimin e procesit janë angazhuar rreth 2000 mësues si testues dhe rreth 300 vëzhgues.

“Këtë vit shkollorë maturës shtetërore i nënshtrohen 15 899 nxënës. 7135 prej tyre janë nxënës nga gjimnazet, 8604 nga drejtimet profesionale dhe 260 nga arsimi i mesëm artistik. në testin e gjuhës maqedonase janë regjistruar 11 060 maturantë, për gjuhën shqipe 4308 dhe për gjuhën turke 313”, tha Elizabeta Naumovska- Qendra Shtetërore e Provimeve.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se kjo gjeneratë është dëmtuar në procesin mësimorë si nga pandemia, ashtu edhe nga grevat dhe lë të kuptohet se pritshëmëritë e tij për rezultatet nga kjo maturë shtetërore nuk janë të larta.

“Unë pres personalisht me gjithë mundin dhe sakrificën që e kanë dhënë të gjithë nxënësit dhe gjithë mundin dhe mbështetjen që e kanë dhënë të gjithë profesorët që të arrijnë rezultate maksimale. Por jam I bindur që në rezultat e kësaj maturë shtetërore do të kenë efekt edhe këto  që përmenda paraprakisht”, u shpreh Jeton Shaqiri- ministër i Arsimit.

Me “këmbë në tokë” për rezultatet e maturës është edhe drejtoresha e shkollës së mesme “ Panço Karagjozov”, Мајa Saliu.

“Duke pasur parasysh orët e humbura mësimorë dhe duke pasur parasysh se një pjesë e procesit mësimorë e kësaj gjeneratë u mbajt online, dhe në fillim të pandemisë kishte edhe ndërprerje është fakt se nuk mund të pritet niveli më i lartë i cilësisë arsimore në atë aspekt. Por jam e sigurt se edhe pyetjet edhe materialet janë të modifikuara”, deklaroi Maja Saliu drejtoreshë e “Panço Karagjozovit”.

Maturantët në kuadër të maturës shtetërorë u nënshtrohen dy provimeve eksterne dhe dy interne, si dhe detyrën projektuese. Provimi i radhës është me 13 qershor edhe atë në  gjuhë angleze, gjermane, frënge, rusisht, matematikë, estetikë dhe filozofi. Rezultatet e provimeve të maturës duhet të publikohen 30 ditë pas përfundimit përfundimtar./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button