Fitojnë Shkupi dhe Shkëndija, sërish disfatë për Struga Trim Lum

Sot u zhvilluan katër nga pesë ndeshjet e planifikuara në kuadër të javës së 11-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Gjashtë gola u shënuan në stadiumin në Çair, ku skuadra e FC Shkupit, me rezultat 4-2 mundi Tikveshin. Vendasit kishin epërsi 3-0 pas 45 minuatve të parë, ndërsa mysafirët dominuan pjesën e dytë, por pa mundur që të arkëtojnë një pikë.

Fitore në terren vendas edhe për skuadrën e Pobedës, e cila mundi liderin aktual, skuadrën e Struga Trim Lum me 2-0, falë 2 golave të shënuara nga sulmuesi shqiptarë Atdhe Mazari.

Ndërkohë skuadrat e tjera mysafire, arkëtuan pikë të plota. Skuadra e Shkëndijës, falë golit të realizuar nga Doriev, mundi skuadrën e Skopjes në stadiumin në “Autokomandë”. Me të njëjtin rezultat, 0-1, skuadra e Sileksit mundi Rabotniçkin në përballjen e zhvilluar në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Ditë më parë, Bregallnica në terrenin vendas, me 1-0 , mundi Akademia Pandevin.

 

Liga e Parë – Java 11

Fc Shkupi 4-2 Tikveshi

Pobeda 2-0 Struga Trim Lum

Skopje 0-1 Shkëndija

Rabotniçki 0-1 Sileksi

Bregallnica 1-0 Akad.Pandev

LEXO EDHE:

Back to top button