Fiton turneun e “Uimbëlldon”-it dhe shënon rënie në listën “ATP”?!

Tenisti serb Novak Gjokoviç, edhe pse fitoi turneun Grand Slam të Uimbëlldonit, të 21-të në karrierën e tij, ka shënuar rënie për 4 pozita në listën “ATP” dhe tani është tenisti i 7-të në botë.

Arsye për rënien e tenistit serb është vendimi që Uimbëlldoni mos të vlerësohet me pikë nga drejtuesit e Asociacionit të Tenistëve Profesionist (ATP), pasi që drejtuesit e turneut në Londër nuk lejuan pjesëmarrjen e tenistëve rus dhe bjellorus.

Aktualisht në vendin e parë në listën e ATP-së qëndron rusi Danil Medvedev, para Aleksandar Zverevit dhe Rafael Nadallit. Pas tyre rreshtohen: Stefanos Cicipas, Kasper Rud dhe Karlos Alkaraz.

Deri në fund të vitit, Gjokoviçi mund të shënojë rënie tjetër, pasi që nuk mund të luajë në turneun Grand Slam të “US OPEN”. Kjo pasi që Gjokoviç nuk është vaksinuar, andaj nuk mund të mbrojë 1.200 pikët e arkëtuar të vitit të kaluar, kur humbi finalen ndaj Medvedevit.

LEXO EDHE:

Back to top button