Fitore bindëse për Majamin dhe Feniksin

Skuadrat vendase shfrytëzuan terrenin vendas në përballjet e 5-të të gjysmëfinales në Konferencat e NBA-s, ashtu që Feniks Sans dhe Majami Hit, kanë epërsi 3-2 ndaj Dallasit, respektivisht Filadelfisë.
Feniksi mundi Dallasi me rezultat bindës, 110-80, duke i bërë të pavlevshme 28 pikë nga Luka Donçiçi për skuadrën mysafire.
Disfatë poashtu në transfertë regjistroi edhe Filadelfia, e cila u mund nga Majami me rezultat 120-85. Xhimi Batler ishte më efikas te vendas me 23 pikë, ndërsa te Filadelfia u dallua Embiid me 17 pikë.
Ndeshjet e radhës, do të zhvillohen në terrenin e Dallasit dhe Filadelfisë, në natën mes të enjtes dhe të premtes.