UEFA zgjedh stadium më të vogël se “Air Albania”

UEFA ka zgjedhur vendin që do presë finalen e Ligws sw Konferencws në vitin 2023. Edicioni i parë i turneut të ri do të zgjedh fituesin në “Air Albania”, stadiumin kombëtar nw Tiranw, më 25 maj.

Roma dhe Fejnordi do të zbarkojnë në kryeqytetin shqiptar, në një finale që po pritet me padurim nga të gjithë. Ndërkohë, finalja e vitit të ardhshëm do të zhvillohet në Pragë të Çekisë.

Stadiumi i përzgjedhur për finalen e edicionit të dytë është “Eden Arena”, fortesa e Slavias së Pragës së Peter Olajinka, ish-sulmuesit të Skënderbeut dhe Bylisit, që u inaugurua në vitin 2008.

“Eden Arena” ka kapacitet prej 20.800 tifozësh dhe cilësohet stadiumi më modern i Çekisë. Praga i bashkohet Stambollit dhe Budapestit, përkatësisht pritëse të finales së Ligws sw Kampionwve dhe Ligws Europa për vitin 2023.

LEXO EDHE:

Back to top button