Fitore hendbollistike në sfidën e futsalit, 37:0!?

Futsal Shkupi ka shënuar fitoren më të thellë në historikun e futsalit vendor, teksa në palestrën ‘Enver Idrizi” mundi ekipin e Kratovës me shifrat 37:0, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse pa lojtarët e saj më të mirë, si Erkan Seferi, Dragan Petroviç dhe portieri Ivan Stojanovski, të cilët janë grumbulluar me përfaqësuesen e Maqedonisë në futsal, ekipi nga Çairi që nga minuta e parë u vërsul në sulm, duke shënuar gola thuajse në çdo minutë.

I pari që shënoi ishte Ismet Ceka, i cili ndeshjen në fund e mbylli me 6 gola të shënuar, ndërsa më shumë se tetovari në këtë përballje, realizuan Zoran Leveski (15 gola) dhe Erkan Shabani (7 gola). Me këtë fitore, Futsal Shkupi rikthehet në garën për titullin e kampionit.

Pas 14 xhirove të kaluara, Futsal Shkupi me 35 pikë renditet në pozitën e tretë, menjëherë pas KMF Proekt Ciko që mban pozitën e parë me 38 pikë dhe Futsal Club Arben Bajrami, që renditet në pozitën e dytë me 37 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button