Fitore në sekondat e fundit për San Antonion, fitore jashtë fushe për Nju Jorkun

Ekipi i San Antonio fitoi në sekondat t fundit 115-114 ndaj Feniksit, në një ndeshje mjaft emocionuese. Keldon Xhonson me 27 pikë bëri diferencën për San Antonio Spurs në këtë sukses, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Kevin Durantit për Feniks Sans.

Nuk zhgënjejnë Lo Anxhelos Klipers, që falë 27 pikëve të veteranit Pol Xhorxhit mundën 118-102 Orlando Mexhikun. Për vendasit mungoi lojtari lider, në një ndeshje ku Bançero realizoi 15 pikë.

Jashtë fushe fitoi skuadra e NJu Jorku, që mundi 109-91 Klivlendin, në një sfidë të dominuar nga miqtë. Bronson e Rundëll, me nga 19 pikë secili, u dalluan për nju-jorkezët, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Donovan Mitçellit.

LEXO EDHE:

Back to top button