MPB: 340 gjoba në Shkup, 87 për tejkalim të shpejtësisë

MPB: 340 gjoba në Shkup, 87 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup dje (31.10.2023) ka vazhduar me kontrollet në komunikacion. Me çrrastë në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 340 gjoba, nga të cilat 89 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 29 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, dy sanksione për kalim në semafor të kuq. Tetë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 26 sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 10 masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara…

Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button