Fitore në sekondën e fundit për Filadelfia, që mundi 99-98 Golden Stejtin në shtëpi. Mungesa e Stefon Kerri, u ndie te miqtë, ndërkohë që për Filadelfia-n u dallua Tajriz Maksej, që realizoi 35 pikë.
Jashtë fushe fiton skuadra e Los Anxhelos Lejkers, që mundi 123-120 Toronto në kohën shtesë. Një ndeshje e hapur deri në fund, ku për miqtë u dallua Rivs me 44 pikë. Koshin e fitores në sekondën e fundit e realizoi Haçimura, pas asistimit të Lebron Xhejmsin. Pëtr këtë të fundit, ishte ndeshje e parë, pas 19 vite dhe 1.297 ndeshje që të shënojë më pak se 10-të, në pjesë e rregullt të sezonit në NBA.
Nuk zhgënjen ekipi i Bostonit, që fitoi thellë 146-101 në fushën e Uashingtonit, ndeshje ku u dallua Derik Uajt me 30 pikë. Ndërsa Nju Orlins mundi 126-115 Minesota, sfidë ku të gjithë titullarët e ekipit vendës realizuan mbi 12 pikë.
NBA-Rezultatet
Filadelfia – Golden Stejt, 99-98
Uashington – Boston, 101-146
Bruklin – Juta Xhaz, 110-123
Toronto – LA Lejkers, 120-123
Nju Orlins – Minesota, 126-115








