Fitore për Bostonin, Indianën dhe Lejkers, mposhtet Denveri

Skuadra e Bostonit vazhdon të jetë lider në Konferencën e Lindjes, pasi që së fundit fitoi me rezultat 143-110 në fushën e Majami. Një ndeshje e komanduar nga miqtë, ku u dallua Tatum me 26 pikë, ndërkohë që 7 lojtarë të Bostonit realizuan mbi 10 pikë.

Fiton edhe ekipi i Los Anxhelos Lejkers, që mundi 141-132 Çikagon, në një ndeshje spektakolare. Katër lojtarë të Lejkersit realizuan mbi 20 pikë (Rasel me 29 më i miri), duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e DeRozan për Bulls-at.

Sakramento mposhti në sekondat e fundit 134-133 Golden Stejtit, ku për miqtë u dallua Barnes, autor i 39 pikëve. 33 pikët e Stefon Kerrit mbetën për statistikë. Fiton edhe Indiana, që falë 26 pikëve të Siakam-it mundi 134-122 Filadelfinë.

Minesota rimerr kreun në Perëndim, duke mundur 96-94 Bruklinin, sfidë ku u dallua Tounsin me 27 pikë. Bie skuadra kampione e Denverit, që u mund thellë 122-84 nga Nju Jorku. Për vendasit u dallua Anunobi me 26 pikë.

 

NBA-Rezulatet

Indiana – Filadelfia, 134-122

Uashingtoni – Juta Xhaz, 108-123

Bruklin – Minesota, 94-96

Majami – Bostoni, 110-143

Nju Jorku – Denveri, 122-84

Golden Stejti – Sakramento, 133-134

L.A.Lejkers – Çikago, 141-132

LEXO EDHE:

Back to top button