Fitore për komisionerin Silver, sezoni nis më 22 dhjetor

Në fund të një beteje disaditore fitoi sërish komisioneri Adam Silver. Mungon vetëm zyrtarizimi, por sezoni i ri sportiv 2020-2021 në NBA do të nisë më 22 dhjetor, ashtu sikurse Silver kishte kërkuar. Drejtuesit e NBA-së, pas një negocimi të gjatë me Shoqatën e Lojtarëve dhe pronarët e skuadrave, kanë rënë dakord që kampionati të nisë para Krishtlindjeve, duke hedhur poshtë idenë që sezoni të niste më 18 janar.

Sezoni i rregullt do të ketë më pak ndeshje, 72 për çdo skuadër dhe do të ulen me 25% udhëtimet nga njëri shtet në tjetrin. Do të shtohet numri i ndeshjeve të njëpasnjëshme (14 të tilla për çdo ekip, pra 2 ndeshje në 24 orë).

Sipas planit të ri, sezoni i rregullt do të përfundojë më 16 maj 2021, ndërsa finalet play off do të përfundojnë brenda 22 korrikut. Pra, një ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, çka i jep mundësi lojtarëve më të mirë të shkojnë në Tokio.

LEXO EDHE:

Back to top button