Fitorja e parë e Klopit ndaj Mikael Arteta-s

Skuadra e Liverpullit shënoi fitore me përmbysje ndaj Arsenalit në javën e tretë të Premier Ligës në Angli. Vendasit e gjetën veten në disavantazh pas 25 minutave lojë, kur Lakazet i dha epërsinë Arsenalit pas një gabimi të Endi Robertsonit. Tre minuta më vonë, Sadio Mane barazoi shifrat në 1-1 me asistin e Mohamed Sallahut. Ndërkohë Robertson solli epërsi në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë , Arsenali kishte dy raste për të barazuar shifrat në 2-2, por Lakazet nuk arriti që të jetë në nivl të detyrës. Në anën tjetër transferi i ri i skuadrës së Liverpullit, Diogo Jota në minutën e 88, vulosi rezultatin 3:1 me një gol të bukur.

Kjo ishte fitorja e parë e Jyrgen Klopit kundër Mikel Arteta, pasi paraprakisht pësoi dy humbje.

Liverpulli ka pikë të plota pas tre ndeshjeve të para, ndërsa Arsenal ka tubuar 6 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button