Fituan dhe “lustruan” dhomën e zhveshjes
Skuadra e Kadizit bëri një surprizë të madhe, duke triumfuar ndaj Barcelonës (0-1) në ndeshjen e fundit të xhiros së 32-të në La Liga.
Lukas Perez shënoi golin e fitores me të cilin mysafirët fituan tre pikë të rëndësishme, ndoshta të paplanifikuara, por do të jenë vendimtar në garën për mbijetesë në elitën e futbollit spanjoll. Pas fitores së madhe, futbollistët e Kadizit “pastruan” edhe dhomën e zhveshjes në “Kamp Nou”.

“Ishte një nder i madh të luaja në Kamp Nou dhe të arrija një fitore historike. Dhe ne falënderojmë Barcelonën për momentet e mrekullueshme dhe mikpritjen, si gjithmonë. I urojmë atyre fat në vazhdimin e sezonit”, thuhet në kumtesën e Kadizit.







