Fituesi i Topit të Artë në mbrojtje të shtetit të tij

Igor Belanov ka fituar Topin e Artë në vitin 1986. Që kur nisi lufta në Ukrainë, ish-futbollisti vendosi të mbronte vendin e tij nga Rusia.

“Që ditën e parë kur nisën bombardimet, vendosa të mbroja atdheun dhe familjen time. Nuk jam ushtarak, kështu që u bashkova me ekipin e mbrojtjes së Bashkisë së Odesës. Në shkurt-mars 2022, kishte rrezik shumë të madh që të na pushtonin forcat e marinës ruse, si dhe trupat nga ana e Krimesë. Unë dhe djali im nuk patëm dyshime, morëm armët dhe u bashkuam me paraushtarakët për të bërë rezistencë,” rëfehet Belanov në një intervistë për sportiven spanjolle “AS”.

 

 

62-vjeçari tregon edhe se në llogore merr me vete “Topin e Artë”.

“Ai çmim i përcjell gëzim dhe emocione pozitive ushtarëve. Ndoshta është e vështirë për t’u kuptuar, por janë momente për të cilat kanë nevojë të gjithë ushtarët dhe të gjithë vullnetarët. Ata duan të ndjejnë shijen e jetës normale”, thekson Igor Belanov.

Në vitin 1986, Igor Belanov, i cili luante për Dinamon e Kievit, mposhti konkurrencën e Gari Linekerit (Barcelona) dhe Emilio Butraguenjo-s (Real Madrid)./Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button