LSDM-ja thotë se do t’i japë akoma kohë VMRO-DPMNE-së të mendohet për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese

LSDM-ja thotë se do t’i japë akoma kohë VMRO-DPMNE-së të mendohet për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese

LSDM-ja thotë se do t’i japë akoma kohë VMRO-DPMNE-së të mendohet për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese. Ata nuk janë të gatshëm të pranojnë ndonjërin nga dy skenarët e Mickoskit por kërkojnë që dialogu të vazhdojë në grupe pune. Nga ana tjetër, akoma nuk dihet se kur pushteti do të fillojë procedurën në Qeveri dhe në Kuvend.

DPMNE-ja pranoi ndryshime kushtetuese dhe pjesëmarrje në qeveri të përbashkët, e pranoi legjitimitetin e qeverisë dhe të Kuvendit dhe tani dialogu duhet të vazhdojë rreth detajeve për ndryshimet kushtetuese. Le të mendojnë, do t’u japim akoma kohë. Vlerësojmë se ka kohë për dialog dhe bashkë t’i miratojmë ndryshimet kushtetuese. Opozita duhet të marrë pjesë në miratimin e këtij vendimi të rëndësishëm dhe ky është plotësimi i njërit prej hapave të anëtarësimit të plotë në BE, tha Bogdanka Kuzevska, LSDM. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button