Fituesi i “Uimbëlldonit”, nuk do të luajë në “US Open”

Pasi fitoi Grand Slam të “Uimbëldonit” pak ditë më parë, sezoni i tenistit serb Novak Xhokoviç, rrezikon të pësojë një tjetër ndalesë. I pavaksinuar, ai nuk lejohet të hyjë në Amerikë, që është kusht i detyrueshëm për personat që duan të hyjnë në këtë shtet. Serbi nuk ka ndërmend të vaksinohet dhe këtë gjë e konfirmoi sërish sot.

“Nuk jam i vaksinuar dhe s’kam ndërmend ta kryej këtë gjë. E kuptoj që kjo gjë mund të më rrezikojë pjesëmarrjen në US Open”.

 

Mundësia e vetme që unë të luaj në US Open është që Amerika të ndryshojë ligjin për ta pavaksinuarit, por nuk besoj se do të ndodhë kjo gjë. Nëse nuk do të vijnë lajme të mira, atëherë do të modifikoj kalendarin tim”, tha Xhokoviç.

Kjo do të thotë që ish-numri 1 në botë të mungojë edhe në turnetë Masters të Montreal (Kanada) dhe Sinsinati (Amerikë), që zhvillohen në muajin gusht.

“Ndershmërisht, nuk do të shkoj në turne të tjerë për të grumbulluar pikë”, tha mes tjerash Xhokoviçi.

Kujtojmë se Grand Slami “US Open” në Nju Jork, do të nis më 29 gusht.

LEXO EDHE:

Back to top button