Fjuri dhe Usyk pran marrëveshjes, gati për spektaklin e boksit

Sipas promotorit Bob Arum, Tajson Fjuri dhe Oleksandr Usyk, do të ndeshen me njëri-tjetrin. Fjuri mbrojti tiullin e tij të peshave të rënda në WBC ndaj Derek Çisora në fillim të këtij muaji. Në rrugën e britanikut të pamposhtur, do të përballet kampioni i IBF, WBA dhe WBO, ukrainasi Usyk, i cili mposhti Antoni Xhoshuan për herë të dytë në boks.

WBA ka urdhëruar boksierin ukrainas që të ndeshet me Daniel Dubua-n, por skuadra e Fjurit beson se një ndeshje e parakohshme do të rrezikonte ndeshjen mes tyre. Të gjithë besojnë se ndeshja mes britanikut dhe ukrainasit, do të jetë një përballje shumë e fuqishme dhe një ndër më të mirat në boks.

LEXO EDHE:

Back to top button