Bislimoski: Pres që vendimi i BE-së për kufizimin e çmimit të gazit të ketë ndikim pozitiv edhe tek ne

Bislimoski: Pres që vendimi i BE-së për kufizimin e çmimit të gazit të ketë ndikim pozitiv edhe tek ne

Pas disa muajsh bisedime dhe negociata, ministrat e Energjetikës të vendeve anëtare të BE-së ranë dakord të hënën për vendosjen e një kufizimi për çmimin e gazit natyror dhe i pyetur nëse kjo do të kishte ndonjë ndikim në vendin tonë, kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimoski përgjigjet pozitivisht dhe thotë se është një sinjal i mirë.

Mekanizmi i kufizimit të çmimit të gazit do të aktivizohet kur çmimi të arrijë në 180 euro për megavat orë dhe 35 euro më shumë se çmimi i referencës së gazit të lëngshëm për tre ditë rresht dhe vendosja e kufizimit ishte një propozim grek i paraqitur disa muaj më parë.

Bislimoski shpreh shpresë se ky vendim do të ndikojë pozitivisht edhe tek ne.

“Shpresoj se do të ketë ndikim, duke pasur parasysh se çmimi i gazit natyror në vend tashmë varet nga çmimi i bursës TTF në Holandë, në pjesën më të madhe 70 për qind dhe 30 për qind është nga indeksi i naftës. Pra, presim që me vendosjen e këtij “price cap”, që do të shohim se si funksionon dhe si do të zbatohet, të ketë një ndikim pozitiv në vendin tonë në drejtim të uljes së çmimit të gazit natyror”, thotë. Bislimoski.

LEXO EDHE:

Back to top button