Fjuri: Këtë vit janë vetëm 2 duele kryesore, të tjerët nuk më interesojnë

Boksieri britanik Tajson Fjuri, kampion bote në peshën e rëndë (ËBC) ka hedhur poshtë idenë e një përballje me patriotin e tij Entoni Xhoshua.

Ai konfirmoi se në planet e tij për këtë vit janë dy duele,  unifikimi i titujve kampionë ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk dhe sfida ndaj Francis Ngannou (ish-kampion bote në peshën e rëndë në artet marciale mikse). Në lidhje me bisedimet që palët po bëjnë për duelin ndaj Usyk, Fjuri theksoi se është prioritet kryesor.

“Nuk e di se në çfarë pikë janë bisedimet, por po bëj maksimumin që kjo sfidë të zhvillohet sa më shpejt. Unë dua të dueloj ndaj Usyk-ut dhe për momentin nuk jam i interesuar të zhvilloj ndonjë sfidë tjetër. Kjo është sfida e shekullit dhe dua të jem pjesë e saj.

 

Nëse kjo përballje ndaj Usyk nuk zhvillohet tani, atëherë do të shoh mundësinë që të përballem me Francis Nganou. Këto janë planet e mia, për të zhvilluar këto dy sfida gjatë vitit 2023.

Entoni Xhoshua nuk hyn në planet e mia për këtë vit, madje as që dua ta dëgjoj atë emër”, u shpreh Tajson Fjuri, i pamposhtur në karrierën e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button