Fjuri: Kjo sfidë është si Gjokoviçi të përballet me një kampion të ping pongut në Uimbëlldon

Në Riad të Arabisë Saudite, do të zhvillohet në mbrëmje dueli i peshës së rëndë në boks mes kampionit të botës (kategoria VBC), britanikut Tajson Fjurit dhe ish-kampionit të botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse, Francis Nganou.

Dy luftëtarët kanë kryer peshimet, me Ngannou që peshonte 123kg, ndërsa Fjuri 126kg. Edhe pse kamerunasi dukej imponues me formën e tij, për të kjo është sfida e parë në ring, ndaj duken të pakta shanset që ai të mund Fjuryin që është ende i pamposhtur në karrierën e tij.

Pas peshimit, dy boksierët dolën “ballë për ballë” e nuk munguan batutat.

“Mendoj se ai është një salsiçe e madhe e yndyrshme dhe do ta rrëzoj atë. Do ta bëj të bukur dhe të shkurtër për të. Është si një kampion i pingpongut që përballet me Gjokoviçin në finalen e Uimbëldonit, krejtësisht ndryshe”, tha Fjuri.

Ndërsa Ngannou foli për fuqinë e tij fizike.

“Nëse ajo e djathtë e prek atë, ai do të bjerë me nokaut teknki. Jam shumë i emocionuar për këtë sfidë. Ne jemi gati të japim një shfaqje për njerëzit. Mendoj se kjo luftë do të përfundojë shumë shpejt”, tha Ngannou, që debuton në ring.

LEXO EDHE:

Back to top button