Materrazi sulmon Lukakun dhe arsyeton hidhërimin e tifozëve të Interit

Ish-mbrojtësi i Interit, Marko Materazzi, foli për “Gazzetta dello Sport” rreth rikthimit të Romelu Lukakut në “San Siro” dhe pse tifozët zikaltër do ta sulmojnë atë.
“Nuk është aq e vështirë të kuptohet ky lloj reagimi nga tifozët e Interit, mendoj. Mjaftoi të thoshte: Po largohem sepse… Ishte bukur, faleminderit për gjithçka etj. etj. Nuk mjafton të thotë më parë e mbi të gjitha se kur të flasë do të tronditen njerëzir, do të kuptohen shumë gjëra.
Shpresojmë të tregojë të vërtetën e largimit ashtu gjatë verës, por ne tifozët e Interit jemi akoma në pritje, kemi nevojë të shpjegohet. Po të isha unë do të isha shpjeguar shumë kohë më parë. Natyrisht, ka gjëra që nuk duhen thënë, si ajo natë në Madrid. Të tjerat janë të rëndësishme për t’u thënë, duhet të shpjegohet,” tha Materrazi.
“Corriere dello Sport”, fokusohet edhe tek Interi dhe Markus Thuram. Sulmuesi francez kishte ardhur në Milano vetëm për të qenë zëvendës, por dështimi i Lukakut për t’u kthyer te zikaltrit e lejoi atë të merrte një fanellë titullari. Mirëkuptimi me tifozët ishte i menjëhershëm dhe Markus ia ktheu besimin Interit me paraqitje të nivelit të lartë në fushë.
Ish-lojtari i Borusia Mynshengladbahu ka shënuar 4 gola dhe dhënë 7 asiste në 12 ndeshjet e tij të para për Interin. Madje, Turam shënoi edhe gola shumë të rëndësishëm, si ai në Ligën e Kampionëve kundër Benfikës apo në derbin e fituar ndaj Milanit. Në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve, Inzagi i dha vetëm 25 minuta aktivizim, me siguri për ta pasur në maksimumin e tij ndaj Romës.