Abraham gati të rikthehet në Premier Ligë, Roma e vendos çmimin

Tami Abraham do të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar të janarit, kur edhe do të rikthehet nga lëndimi. Sulmuesi anglez ka mbetur jashtë fushave të blerta që nga qershori i këtij viti për shkak se u lëndua në duel ndaj Spezias.

Rikthimi i tij në fushë pritet të bëhet në fund të këtij viti, por Abraham nuk është më në planet e skuadrës italiane Roma. Tre skuadra angleze kanë shprehur interesim për ta rikthyer Abrahamin në Ligën Premier dhe pritet të jetë një garë e madhe në janar.

Arsenal, Brentford dhe Aston Villa janë skuadrat që po kërkojnë shërbimet e sulmuesit. Roma nga ana tjetër është e gatshme ta lejoj largimin e tij dhe tanimë i ka vendosur një çmim largimi prej 52 milionë eurove. 26-vjeçari ka dy vite e gjysmë që është pjesë e Romës, teksa në 107 ndeshje zyrtare ka shënuar 36 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button