Fitore për Bostonin dhe Denverin, dështojnë Hjustoni e Bruklini

Skuadra e Bostonit fitoi 119-111 ndaj Majamit në një përplasje mes dy ekipesh pretendente në Konferencën e Lindjes. Hero dhe Adebajo realizuan 55 pikë për ekipin nga Florida, por të pamjaftueshme për të fituar. Në krahun tjetër, të gjithë titullarët e Seltiks-it realizuan mbi 10 pikë.

Nuk zhgënjen Denveri, që mundi 108-104 Memfisin jashtë fushe. Jokiç e Marrej realizuan nga 22 pikë secili në këtë sukses. Pas kohës shtesë fiton San Antonio, që mundi 126-122 Hjustonin dhe korri fitoren e parë sezonale (Vassell realizoi 25 pikë për Spus).

Në shtesë fiton edhe Çikago, që mundi 104-103 Toronto, ndeshje ku u dallua DeRozan me 33 pikë. Dallasi fitoi 125-120 ndaj Bruklinit, me Donçiçin si protagonist, autor i 49 pikëve dhe 10 kërcimeve. Orlando mundi 102-97 Portlandin, ndeshje ku u dallua Ëagner me 23 pikë.

NBA-REZULTATET

Sharlot-Detroit, 99-111

Memfis-Denver, 104-108

Atlanta-Nju Jork, 120-126

Boston-Majami, 119-111

Klivlendi-Oklahoma, 105-108

Çikago-Toronto, 104-103

San Antonio-Hjuston, 126-122

Dallas-Bruklin, 125-120

Juta Xhaz – LA Klipers, 120-118

Portland-Orlando, 97-102

Sakramento-Golden Stejt, 114-122

LEXO EDHE:

Back to top button