Fjuri: Mund të mposht çdo njeri në botë në çdo kohë, në çdo dekadë

Tajson Fjuri u bë i famshëm që në vitin 2015, kur mposhti kampionin e atëhershëm ukrainas Vladimir Klitshko, duke u bërë figura e madhe e peshave të rënda të kohës.

Tani, tetë vjet më vonë dhe pasi mposhti një tjetër të madh si Deontej Uajlder, Fjuri beson aq shumë në aftësitë dhe talentin e tij në ring, saqë shprehet se as Muhammad Ali, as Majk Tajson dhe as Roki Marçiano, nuk mund ta ndalonin atë.

“Unë sinqerisht besoj, se mund të mposht çdo njeri në botë në çdo kohë, në çdo dekadë, në çdo shekull. Jam i sigurt se nëse do të shkojmë një me një, unë do t’i mundja ata në një luftë, me duar. Unë kurrë nuk kam takuar askënd, që ai mund të më mund dhe nuk besoj ta takoj”, u shpreh ai për ‘Foxify’.

 

Nga ana tjetër, britaniku shprehu admirimin për rivalin e tij.

 

“Jam i sigurt se kundërshtari im më i frikshëm është Deontej Uajlder. Tri herët, që ne luftuam, mund të ishin ekrane për mua në çdo kohë. Ai i eliminoi të gjithë ata me të cilët luftoi përveç meje. Unë do ta mbështesja që t’i mundte të gjithë në division, përveç meje. Por në fund mendoj, se përmasat dhe pesha ime e madhe, kanë të bëjnë shumë me faktin se ai nuk më mundi dot në fund,” tha në fund Fjuri.

LEXO EDHE:

Back to top button